Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Grupi i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit për axhendën parlamentare të javës. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama.
Në mbledhje pritet të diskutohet mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet. Kreu i qeverisë pritet t’u lërë porositë e tij ligjvënësve socialistë për qëndrimet që duhet të mbajnë dhe aktivizimin e tyre në parlament.
Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi pritet t’i kthehet normalitetit, ndërsa opozita sot do marrë pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare të parashikuara në rendin e ditës.