Takimi me drejtuesit e qarqeve, Rama: E domosdoshme të fuqizojmë partinë

19 March 2024, 10:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi me drejtuesit e qarqeve, Rama: E domosdoshme të fuqizojmë
Kryesocialsiti Edi Rama

Kryesocialsiti Edi Rama mbledhi sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë. Mbledhja vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes, Rama tha për mediat se është e domosdoshme që PS të fuqizohet dhe të hapet edhe më tej. 

“Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm edhe të thellë si asnjëherë më parë për rienergjizimin e gjithë qelizave bazë të organizmit të PS, organizatave në gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë, për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit, besoj se me çfarë kemi parë dhe kemi realizuar deri tani është objektiv i arritshëm", tha Rama. 

Kreu i qeverisë tha se objektivi strategjik i PS është të çojnë para vizionin për Shqipërinë 2030, duke theksuar se kryesorja është që vendi ynë të jetë gati për të qenë anëtarë të BE.

"Është domosdoshme përcjellja e mesazhit tek të gjithë komuniteti i shqiptarëve që e kanë votuar ose jo PS, që është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka alternativë qeverisëse, që ka edhe përgjegjësinë reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë strategjik është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë majë pa kthim mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtarë të BE”, tha Rama.  


Video