U paraqit në SPAK, Naço: U thirra për çështjen CEZ-DIA

19 March 2024, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U paraqit në SPAK, Naço: U thirra për çështjen
Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili u paraqit në SPAK paraditen e sotme është shprehur se ishte thirrur për çështjen CEZ-DIA.

Pasi doli nga SPAK, vetë Nasip Naço zbuloi edhe qëndrimin që ka mbajtur para Prokurorisë së Posaçme.

"Jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëjë me CEZ DIA. Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor, kam folur me letra dhe jo me heshtje. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët dhe interesat e shtetit kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemi disa kompani në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të Cez. I kurseu buxhtetit rreth 40 mln euro", tha Naço. 

 


Video