Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.
Teksa ka postuar një foto nga takimi, Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale se kanë biseduar për projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë
"Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë" shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Turqi pasi ka marrë ftesë nga presidenti Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojrave të Solidaritetit Islam, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.