1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë

10 August 2022, 07:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e

Bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për ndarjen e detit kanë mbetur në një pikë të paqartë ku palët deri më tani kanë bërë të ditur se do ti drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për ti dhënë zgjidhje vendosjes së pikave të kufirit.

Edhe pse nga grupi negociator i cili ka marrë plotfuqishmërinë në vitin 2018, ka pak të dhëna, qeveria shqiptare ka bërë hapa konkret.

Sipas të dhënave nga buxheti faktik në vitin 2021 janë 143.5 milionë lekë, ose 1.2 milionë euro që janë shpenzuar për miratimin e kontrates me objekt konsulence për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Fondi i ka kaluar Ministrisë së Punëve të Jashtme me vendim të Këshillit të ministrave nr. 224 që mban datën 7.04.2021

Më tej përmes tabelave sqarohet se 35 milionë lekë të tjera ose rreth 300 mijë euro i janë dhënë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit e quajtur AKSHI. Edhe për këtë institucion fondi është akorduar përmes të njëjtës vendim të Këshillit të Ministrave, shkruan Ora.

Për shkak të ngecjes së çështjes, mes ish presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias u zhvillua dhe një përplasje në distancë. Ky i fundit deklaroi se pengesë për dërgimin e çështjes në gjykatë u bë kreu i shtetit shqiptar.


Video