Sondazhi/ Brenda 1 muaji bie ndjeshëm besueshmëria tek qeveria “Rama 3”

19 November 2022, 10:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi/ Brenda 1 muaji bie ndjeshëm besueshmëria tek qeveria
Në foto: Kryeministri dhe kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama

Sipas sondazhit të Barometit në Euronews besueshmëria e votuesve të PS-së tek qeveria, për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutralë. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4% në tetor.

Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutralë ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%.



Video