Sazan Guri president? Kandidati nis fushatën me biçikletë (Foto)

19 April 2022, 14:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sazan Guri president? Kandidati nis fushatën me biçikletë
Në foto: Sazan Guri

Sazan Guri ka shpjeguar për popullin shqiptar disa ditë më parë, se përse ka vendosur të vetë-shpallet kandidat për President të Republikës.

Kandidati tha në një emision televiziv se ai ka intervistuar veten dhe pastaj ka dalë në konkluzionin se duhet të kandidojë. Ai deklaroi se Presidenti nuk duhet të zgjidhet duke patur si kriter gjininë, siç po kërkon Edi Rama të zgjedhë patjetër një grua, por duhet të jetë sipas meritës, duke shtuar se ai “nuk bëhet dot grua”.

VOXNews ka siguruar disa foto të ambientalistit Sazan Guri duke udhëtuar me biçikletë dhe takuar qytetarë.  Nuk dihet ende nëse ka patur takime me krerët e partive politike që kanë deputetë në parlament. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme ai e ka marrë seriozish garën për president ndoshta njëri nga 3 emrat që futi Rama në kuti ditën e sotme mund të jetë i tij.

Video