Samiti i NATO-s, Rama: Ballkani Perëndimor ka nevojë për stabilitet dhe fokus

8 July 2023, 22:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti i NATO-s, Rama: Ballkani Perëndimor ka nevojë për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 2%, deri në vitin 2024, teksa shprehet se mezi pret samitin e NATO-s që do të nisë në 11 korrik në Vilnius të Lituanisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se Shqipëria do të rikonfirmojë përkushtimin ndaj NATO-s, dhe mbështetjen ndaj luftës “së drejtë” të popullit ukrainas. Rama përmend edhe Ballkanin Perëndimr, duke thënë se ka nevojë për stabilitet dhe fokus.

Reagimi i plotë i Ramës:

Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor.

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së sonë. Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë. Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t'u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s.

Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë


Video