Rudina Hajdari ‘e rithemeluar’: Jo më kryetarokraci në PD!

6 May 2022, 19:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rudina Hajdari ‘e rithemeluar’: Jo më kryetarokraci në PD!

Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike si anëtare e Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Sali Berisha.

E ‘rithemeluar’ tashmë, Rudina Hajdari kërkon që PD të heqë dorë nga kryetarokracia.

“Ajo çfarë ka ndodhur më përpara, që shumica e anëtarëve thjesht kanë ngritur dorën, nuk kanë marrë vendime të rëndësishme në këtë sallë nuk duhet të përsëritet. Sot është koha që të shikojmë njëri tjetrin në sy. Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më kryesor i Partisë Demokratike. Për një të ardhme drejt perëndimit. T’i japim fund kryetarokracisë.”, tha ajo.

Hajdari tha se gaboi që pranoi përjashtimin që i bëri Lulzim Basha kur kundërshtoi djegien e mandateve, bashkë me Myslym Murrizin.

“Nuk do të ketë njëri që do të më përjashtoië më nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit. Këtu do të rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i secilit prej jush”, deklaroi Hajdari.


Video