"Çuçi të dorëhiqet", Berisha thirrje për protestë paqësore pas rastit të Ilvi Metës

6 May 2022, 13:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çuçi të dorëhiqet", Berisha thirrje për
Sali Berisha

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithëve t’i bashkohen një proteste paqësore përpara Komisariateve ditën e nesërme në orën 20:00.

"Drejtori i Përgjithshëm i policisë heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë! Kjo është edhe më kriminale, heshti ku në një kohë të shkurtër dy të rinj u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë, ku duhet të ishin më të sigurt se kudo tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçin, drejtorit të përgjithshëm të policisë, Nano, kërkoj dorëheqjen e Çuçin. Do t'i propozoj sot Rithemelimit që nesër ora 8 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj, një protestë të heshtur, “stop vrasjeve në komisariate”, tha Berisha. 


Video