"Presidenti", Berisha: Rama propozon gruan, Alibeaj sillet si ministër i tij

6 May 2022, 14:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Presidenti", Berisha: Rama propozon gruan, Alibeaj sillet si

Sipas ish-liderit demokrat Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e ka thyer procesin e zgjedhjes së Presidentit, nga një proces kushtetues në një guzhinë familjare, duke propozuar përmes analistit Baton Haxhiu emrin e gruas së tij.

Lidhur me kërkesën e Alibeajt ndaj deputetëve që të sjellin propozime për President deri të premten, Berisha deklaroi se ai po sillet si ministër i Edi Ramës. Berisha deklaroi se opozita e vërtetë është Komisioni i Rithemelimit që sipas tij do dalë sot me qëndrimin për kreun e shtetit pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

“Është skenar i turpshëm. Askush nuk ka ndërmarrë një proces të tillë. Këshilli Kombëtar mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD pas këtij procesi. Edi Rama do haset me opozitën e vërtetë. Është e kotë të komentoj për Alibeajn, kur sillet si ministër i Edi Ramës. Diskutimet kulmojnë, arrijnë deri aty, sa nëpërmjet Baton Haxhisë, Edi Rama propozoi për presidente bashkëshorten e tij. Kjo është e vërteta. Arriti ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues sa ta kthejë në një proces të një kuzhine familjare.

Nga zarfat sekrete, te paraqitja si kandidaturë nga Stanishiqi në emër të Ramës të bashkëshortes te angazhimi dhe loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është një skenar i turpshëm, vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë. Ky është procesi më i diskretituar që mund të zhvillohet dhe bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtë procesi. Natyrisht parimet janë të qarta. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Kjo është ajo ç’ka unë mund të them." - deklaroi Berisha.


Video