Kryeminsitri Edi Rama në fjalën hapëse të Samitit të Komunitetit Politik Europian shprehu lumturinë e tij për organizimin e Samitit në vendin tonë.
Rama theksoi se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, përkatësia dhe identiteti. Sipas kreut të qeverisë, ky identitet dha frytet e veta me më shumë se 52% të votave.
Kryeministri në fjalën e tij u ndal edhe tek Europa tjetër, ajo e iluminizmit dhe arsyes njerëzore.
Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane.
Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi. Padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë e etërve tanë, një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë.