Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-së zbulon çfarë diskutuan!

16 May 2025, 12:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-së zbulon
Edi Rama/ Mark Rutte

Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në platformën X, tha se gjithashtu kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë ???????? sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkruan Rutte.


Video