Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek Gjerapetriti

6 October 2023, 21:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek Gjerapetriti
Kryeministri Edi Rama në takim me ministrin e Jashtëm grek Jorgo Gjerapetriti

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Jorgo Gjerapetriti.

Ky i fundit ndodhet në Shqipëri në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor para samitit të Procesit të Berlinit.

“Kryeministria - Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis”, shkruan Rama.

Takimi vjen në një kohë kur tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në një pikë kritike për shkak të arrestimit të Fredi Belerit. Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përpara se të takohej me Ramën, ministri grek Gjerapetriti u takua me politikanin Vangjel Dule dhe kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek Gjerapetriti


Video