VIDEO: Rama takon liderat e BE-së në Granada të Spanjës

5 October 2023, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Rama takon liderat e BE-së në Granada të Spanjës
Krerët e BE-së në Samitin e Spanjës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Granada të Spanjës, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me disa prej liderëve të Bashkimit Europian.

Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria, Rama shihet teksa diskuton me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, Mark Rutte, Kryeministër i Hollandës dhe Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Më herët, Rama u përshëndet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu merr pjesë në këtë samit.

Siç raportohet, një prej pikave kryesore të diskutimeve mes krerëve të vendeve pjesëmarrëse janë masat për krizën e emigrantëve ilegalë që po kërcënon sërish Europën.


Video