A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Deputeti demokrat Flamur Noka duket se është penduar për gjestin e tij sot në Parlament, ku qëlloi një kameraman që po i filmonte telefonin Sali Berishës.
Episodi shkaktoi reagimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.
Ky i fundit u përgjigj duke thënë se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.
Por në përfundim të seancës, ai ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me kameramanin, duke thënë edhe se i ka kërkuar ndjesë.
“Një ndjes miqesore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka në Facebook.