Plas në PD/ Bardhi denoncon Bashën: Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë!

5 October 2023, 10:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plas në PD/ Bardhi denoncon Bashën: Ke marrë dy kate në
Lulzim Basha/ Gazmend Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës.

“Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie, nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar.

Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi.


Video