Procesi i Berlinit, Rama pret ministen e Jashtme gjermane Baerbock

6 October 2023, 18:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Procesi i Berlinit, Rama pret ministen e Jashtme gjermane Baerbock
Takimi Rama-Baerbock

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e cila vizitoi sot Tiranën, në kuadër të punimeve të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

"Kryeministria - Takim me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë", shkruan Rama krahas fotove të takimit të publikuara në rrjete sociale.

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u  mblodhën sot në Tiranë në takimin e ministrave të Jashtëm, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Procesi i Berlinit, Rama pret ministen e Jashtme gjermane Baerbock


Video