Edi Rama me kritika për qeverinë e tij: Nuk jam i kënaqur!

2 June 2023, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama me kritika për qeverinë e tij: Nuk jam i kënaqur!
Në foto: Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit të falënderimeve, ditën e sotme është ndalur në Tiranë.

Rama ka komentuar reformën në drejtësi, duke thënë se kjo u iniciua nga PS dhe do ta vazhdojnë ta mbështesin këtë reformë që tashmë nuk ka më kthim pas.

Kush abuzon me detyrën, Rama thotë se duhet të marrë ndëshkimin e duhur dhe s’do ketë kompromis me askënd.

“Nuk duhet të biem në kurthin e idesë që njerëzit janë të lumtur me ne, ajo hartë nuk është pasqyrë e lumturisë së popullit me ne.

Edhe këtu në sallë nëse secili pyetet a është i kënaqur me qeverinë e bashkinë, besoj që numri i atyre që thonë janë shumë të kënaqur do jetë minimal.

Unë vetë nuk jam shumë i kënaqur. Edhe unë kur votoj nuk votoj se jam shumë i kënaqur, por sepse duhet të vijohet kjo punë.

Njerëzit kanë votuar edhe pse nuk janë të kënaqur, por besojnë që gjerat që ata presin të bëhen, jemi ne që mund t’i bëjmë dhe nuk janë të tjerët. Një gjë e veçantë është në këtë rezultat, që është edhe pjesa më e rëndë e rezultatit, që është pritshmëria.

Në mes të mandatit të tretë, të kesh një pritshmëri kaq të madhe, është shumë sfiduese. Sigurisht është inkurajuese sepse tregon që njerëzit nuk kanë humbur shpresën tek ne, por pritshmëria e madhe mund të kthehet në problem të madh.

Presin shumë, por mbase jo për një kohë të gjatë. E njëjta vlen edhe për bashkitë ku kemi fituar një mandat të dytë apo tretë”, u shpreh Rama.


Video