Rikthimi i Bashës, Berisha: Pas keqpërdorimit që i bëri Rama, tani po e drejton Tao

2 June 2023, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthimi i Bashës, Berisha: Pas keqpërdorimit që i bëri
Sali Berisha

Rikthimin e Lulzim Bashës në jetën aktive politike, Sali Berisha i ka konsideruar si veprime të “një pengu”. Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se Basha është një peng që po keqpërdoret nga Edi Rama, por thotë se së fundmi tani po “urdhërohet” edhe nga socialisti Taulant Balla.

“Veprimet e një pengu të Edi Ramës, Rama e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme. Ai le të vazhdojë në atë orbitë si një peng i Edi Ramës, tani e drejton Tao më shumë”, tha Berisha.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Lulzim Basha u rikthye duke mbajtur disa takime në disa qytete të vendit duke prezantuar një platformë me 3 pika, vetting të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe lista të hapura 100%. Ndonëse është pyetur disa herë, ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse synon të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.


Video