PRIMARET/ Nis procesi i votimit në Lushnjë dhe Fier, 'bllokohet’ në Lezhë

4 December 2022, 09:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PRIMARET/ Nis procesi i votimit në Lushnjë dhe Fier,

Ka nisur procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike, në Lushnjë dhe Fier. Votimi për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë në degët e PD Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orën 18. Mësohet se, materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes së djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.

Po ashtu edhe në Lushnje ka nisur procesi i votimit për primaret në PD. Në Lushnje kandidojnë, Eduard Sharka dhe Erjon Kërcuku.

Në Lezhë ende nuk ka nisur votimi, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.

Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë jan Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.

 


Video