Samiti i BE në Tiranë, drejtori Policisë: Protesta e opozitës mund të mbahet jashtë... (Video)

3 December 2022, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti i BE në Tiranë, drejtori Policisë: Protesta e
Në foto: Sali Berisha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një koneferncë për mediat, për të folur në lidhje me masat që do të merren më 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit në Tiranë.

Rrumbullaku bëri me dije se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë. Në këtë zonë, tha ai, do të lejohen vetëm pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët.

“Me këtë rast siguria e 32 delegacioneve shtetërore dhe gjithë personalitetet VIP, na impon të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajkëmruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë”, tha kreu i Policisë.


Video