Presidenti portugez vizitë në Shqipëri, Rama: Do dërgojmë ekspertët tanë për ndërtimin e banesave sociale

3 December 2023, 16:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti portugez vizitë në Shqipëri, Rama: Do
Presidenti i Portugalisë Antonio Costa dhe kryeministri Edi Rama

Shqipëria do t’i ofrojë ekspertizën e saj Portugalisë, për ndërtimine banesave sociale, kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë Shqiptare priti sot në një takim në ambientet e kryeministrisë, presidentin e Portugalisë, Antonio Costa.

Rama thotë se diskutuan edhe për modelet e inteligjencës artificiale që po zhvillojnë dy qeveritë.

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama.


Video