Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit

2 December 2023, 10:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, pritet të bëhet
Sali Berisha

Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar. Takimi do të nisë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Edhe pse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk do të marrin pjesë.


Video