Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi nisi me himnin kombëtar, ku demokratët u ngritën në shenjë nderimi të gjithë në këmbë. Ndërkohë, Berisha ka shkuar në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.
Ashtu siç edhe është lakuar nga Berisha dhe mbështetës të tij, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
asnjë prej deputetëve që mbështesin Bardhin, madje as ai vetë, nuk janë parë në Pallatin e Kongreseve.
Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.