Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD së Rithemelimit, por 55 delegatë ‘e tradhtojnë’

2 December 2023, 17:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD së Rithemelimit, por 55
Sali Berisha

Ashtu siç pritej, Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike të Rithemelimit, pas votimit në Kuvendin Kombëtar. Ndërkohë, pavarësisht që Rithemelimi duket më shumë si një ‘repart ushtarak’, 55 delegatë kanë votuar kundër Berishës.

“Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203. Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë”, tha eksperti i çështjeve ligjore, Ivi Kaso.

 


Video