Begaj për Artur Zhejin: "Një prej zërave më aktiv". Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 August 2025, 20:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Begaj për Artur Zhejin: "Një prej zërave më

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj thotë se Zheji ishte një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.

"Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri". shkruan presidenti Begaj.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, Rama i jep lamtumirën mikut të tij të dikurshëm, duke i uruar paqe shpirtërore përtej jetës. 

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama.


Video