PD nuk e ka vendosur akoma nëse do i marrë mandatet e deputetëve në shtator, Berisha: Në ditët që do vijnë do mblidhen forumet!

21 August 2025, 13:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD nuk e ka vendosur akoma nëse do i marrë mandatet e deputetëve
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me gazetarët tha se në ditët në vijim, do të mblidhen forumet e partisë.

Sipas kreut të PD, në këto mbledhje do të merret vendimi në lidhje me mandatet e opozitës, nëse do të pranohen apo të këtë një tjetër qasje.

“Në ditët që vijim, do mblidhen forumet dhe do marrin vendimet përkatëse”, tha Berisha.

 


Video