Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debatet mes shumicës dhe opozitës në mbledhjen e sotme ku e pranishme për të raportuar ishte ministrja Ibrahimaj.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj e pyeti si ka mundësi që të harxhohen 3 milionë euro në këtë kohë krize për instilacionin e quajtur “Kopshti i Edenit” në ambientet e Kryeministrisë.
“Zonja ministre unë ju pyeta për instilacionin, në ndërgjegjen profesionale si e vlerësoni ju, jo për ndërgjegjen politike, se e keni 10 me yll ju. Se ju pyeta si e keni ju këtë investim 4 milionë euro në kohë kursimesh? Sot ju që keni pataten e nxehtë të menaxhimit të financave publike.
Të borxhit publik duhet të ndjeni një prekje në ndërgjegjen profesionale, si nënë, si vajzë, si qytetare. Ju duhet të shqetësoheni. Ju jo vetëm 3 milionë euro, po as 3000 mijë dhe 30 mijë duhet t’Ju prekin në ndërgjegje”, tha deputeti i PD.
Ministrja u shmang, por debati vazhdoi. Në këtë moment ndërhyri kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, që pranoi se ka gjëra që nuk shkojnë brenda qeverisë dhe debate të brendshme te shumica.