Përveç “Albania 1” dhe “Albania 2”, shtohen edhe 8 satelitë të tjerë, Rama: Kemi bazë fantastike të leximit të territorit

5 July 2023, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përveç “Albania 1” dhe “Albania 2”, shtohen
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 saletlitë të tjerë për të sjellë imazhe. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.

“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u futëm në këtë proces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë.

Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto.

Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamudur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamudnur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- thotë Rama.


Video