Caktohet data, ja kur do të ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë

4 July 2023, 18:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Caktohet data, ja kur do të ripërsëriten zgjedhjet në
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar sot datën 23 korrik për ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Rrogozhinës.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pasi më herët Kolegji Zgjedhor kishte dhënë dritën jeshile për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kryetar të Bashkisë.

Në Rrogozhinë pati kontestim të rezultatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për shkak të “kutisë së burgut”, kutia e votave e të burgosurve që vuajnë dënimin në Burgun e Rrogozhinës, që sipas tyre i kishte dhënë fitoren me një diferencë të vogël kandidatit socialist Edison Memolla.

Pas animimit, kuta u rinumërua por rezultati mbeti i njëjtë ndërsa diferenca mes Memollës dhe Shkëlqim Hoxhës të "BF" u ngushtua nga 30 në 21 vota.

Një tjetër bashki ku pritet të mbahen zgjedhje të reja është ajo e Kukësit. Kryetari i dorëhequr tashmë dhe pas hekurave, Safet Gjici u largua pas skandalit të videos erotike në zyrën e tij.


Video