SHBA feston Pavarësinë, Rama: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë

4 July 2023, 08:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA feston Pavarësinë, Rama: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë
Bill Clinton dhe Edi Rama në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë.

Me këtë rast, Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar Amerikën në përvjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi me një kolazh fotosh nga vizita e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë Pavarësinë e Amerikës.

“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Zoti të bekoftë”, shkruan kryeministri Rama.

Nga viti 1776, 4 Korriku është festuar si lindja e Pavarësisë Amerikane.


Video