Nga Meidani, Moisiu e deri te Basha, kush merr pjesë në ceremoninë e pritjes për Bill Clinton

3 July 2023, 18:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Meidani, Moisiu e deri te Basha, kush merr pjesë në
Nga Meidani, Moisiu e deri te Basha, kush merr pjesë në ceremoninë e pritjes për Bill Clinton

Në sheshin para Kryeministrisë gjithçka po bëhet gati për ceremoninë në nderim të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Të parët që kanë mbërritur në ceremoni kanë qenë kryebashkiakët e zgjedhur më 14 Maj.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, por edhe njerëz të medias.

Pozitivisht, ftesës së kryeministrit Rama, i është përgjigjur edhe një pjesë e opozitës. Në ceremoni merr pjesë edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët që mbështesin atë.

Në orën 19:00, Clinton ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-së Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.


Video