"Turp të keni", Nikolla ‘përplaset’ me deputetin e PD-së: Uluni në vend o zotëri...

3 July 2023, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Turp të keni", Nikolla ‘përplaset’ me deputetin
Kuvendi i Shqipërisë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është ‘përplasur’ me deputetin demokrat, Asllan Dogjani pasi ky i fundit i kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë, por nuk iu lejua.

Dogjani iu drejtua kryeparlamentares me tone të larta, duke i thënë se kjo e fundit po e trajton Parlamentin si pronë private.

Pjesë nga diskutimi:

Nikolla: Ju lutem uluni në vend,

Dogjani: Kam kërkuar fjalën për procedurë, po e trajtoni parlamentin si pronë private, turp të keni

Nikolla: Uluni në vend o zotëri!


Video