Bill Clinton në Tiranë, ambasada amerikane: Moment domethënës për miqësinë mes dy vendeve

3 July 2023, 17:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bill Clinton në Tiranë, ambasada amerikane: Moment
Bill Clinton me Edi Ramen ne Rinas

Për vizitën e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë ka reaguar edhe ambasada amerikane.  

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane i uron mirëseardhjen presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa thekson se kjo vizitë është një moment domethënës në miqësinë e dy vendeve.

“Mirë se erdhe në Tiranë President Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.

Avioni që transportonte ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë u ul në avionin e Rinasit rreth orë 15:20 minuta. Presidenti Clinton u prit nga vetë kryeministri Edi Rama me të cilin udhëtoi drejt Tiranës, aty ku do të zhvillohet dhe ceremonia shtetërore e organizuar në nder të tij rreth orës 19:00.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash dhe ka pezulluar për disa orë qarkullimin në disa akse rrugore për të siguruar vizitën e ish-presidentit amerikan.

 


Video