16 fëmijë dhe të rinj u ngjitën me radhë në podiumin para Kryeministrisë, aty ku pasditen e kësaj të hëne u mbajt një ceremoni e veçantë në nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në vizitën e tij historike në vendin tonë.
Por cila ishte e veçanta e tyre?
13 prej tyre mbanin emrin Clinton, dy Hillary, si bashkëshortja e ish-presidentit, ndërsa një tjetër mbante emrin BillClinton.
E para që u ngjit në podium ishte një vajzë e ardhur nga Finlanda, e cila quhej Klintoniana.
Vetë ish-presidenti tha se ishte pa fjalë: “Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë nuk do të thoja asgjë. Jam i mallëngjyer ”.
Më pas, gjatë fjalës së tij ai tha se “do dëshiroja që e gjithë bota, të shihte një video të shkurtër të të gjithë këtyre fëmijëve. Është diçka që e marrin për të mirëqenë, duket diçka normale për ju, ka shumë vende në botë ku kjo do të ishte e çuditshme”.