Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha nuk humbet kohë dhe nis fushatën: Të mbrojmë fitoren

4 July 2023, 18:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha nuk humbet
Sali Berisha ne Rrogozhine

Pas caktimit të datës 23 korrik për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë bashki, të cilëve iu ka kërkuar të punojnë fort gjatë këtyre 3 javëve për të mbrojtur fitoren.

Ish-kryeministri përsëriti qëndrimin se përballë opozitës është makineria shtetërore që tjetërson vullnetin e qytetarëve, teksa në krahun e tij ishte ulur dhe deputeti Ervin Salianji.

“Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës.

Institucionet e administrimit të votave pasi konstatuan parregullsinë e kësaj kutie nuk e nxorën atë të pavlefshme, por shpallën përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Berisha u shpreh se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren.

Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit”, thuhet në njoftimin e PD.


Video