Përplasja fizike në Kuvend, ja çfarë i tha Sinaj deputetit demokrat që e sulmoi fizikisht (Fotolajm)

30 October 2023, 19:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasja fizike në Kuvend, ja çfarë i tha Sinaj deputetit
Deputeti i PD, Bledion Nallbati dhe ai i PS, Vullnet Sinaj

Deputeti demokrat Bledion Nallbati u përplas fizikisht sot me deputetin e Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.

Nallbati tentoi t’i ndërpriste fjalën, dhe e shtyu Sinajn teksa ky i fundit po fliste nga vendi në seancën e sotme parlamentare.

Më pas Nallbati tentoi ta qëllonte me grusht, ndërsa ndërhyri menjëherë Garda duke e shoqëruar jashtë.

Por siç dallohet edhe në foto, përballja ka vijuar edhe jashtë parlamentit, ku Sinaj ka kërkuar sqarime nga Nallbati për sjelljen e tij agresive.

"Si merr guximin të ngresh dorë", i ka thënë Sinaj, ndërsa Nallbati i është përgjigjur duke i thënë "unë mora kartën t’i ngrite dorë"


Video