Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nuk ndalen tensionet në Kuvemd. Pas përplasjes fizike në parlament këtë të hënë, kryetarja e Kuvendit përjashtoi nga seanca deputetin demokrat, Bledion Nallbati. Ky i fundit i fiku mikrofonin deputetit socialist, Vullnet Sinaj dhe e goditi me grushta këtë të fundit.
Edhe pasi rinisi seanca sërish deputetët demokratë nuk i lanë ata socialistë që të flisnin.
Teksa deputetja Teuta Ramaj shprehte problematikat e evidentuar nga zgjedhësit e saj në Vlorë, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kanë kërkuar që të ndalonte duke e penguar.
“Turp, turp. Nuk mund të mbrosh një kriminel”, shprehej Noka teksa fliste Ramaj.
Pas kësaj situate, kryeparlamentarja vendosi sërish 5 minuta pushim.