PD sulmon menjëherë Bajram Begajn pas zyrtarizimit të kandidaturës për President, ja ç'thonë për të

3 June 2022, 21:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD sulmon menjëherë Bajram Begajn pas zyrtarizimit të
Bajram Begaj dhe selia e PD

Mazhoranca zyrtarizoi pasditen e sotme kandidaturën e Gjeneral Major Bajram Begajt për postin e Presidentit të Republikës. Ai pritet të votohet nesër në Kuvend, por menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës kanë ardhur dhe reagimet e para nga opozita.

Kreu i Këshillit Kombëtar te PD, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka bërë me dije se ligjvënësit demokratë do të votojnë kundër tij të nesërmen në Kuvend. Ai i qëndroi fjalës së thënë më herët nëpër deklaratat e "Rithemelimit" se nuk do të votonin asnjë kandidat të Ramës për të qenë në postin e kreut të shtetit.

“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim te Këshillit Kombater për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetet tanë do të jenë në salle per te votuar kundër kandidatit te Ramës”, tha ai për “News24”.

Por, një reagim akoma më i ashpër ka ardhur nga Genc Pollo, i cili e akuzon Begajn për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura.

"B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!" - shkruan Pollo në rrjetet sociale.

Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga grupi i deputetëve të udhëhequr nga Enkelejd Alibeajt, të cilët shprehet se Bajram Begaj është një kandidat i paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.

"Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës. Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.
PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent."  thuhet në reagim.

 


Video