Murrizi ia plas në sy Berishës: Kryesia u zgjodh me vota WhatsApp-i, njerëzit e Lulit janë aty prapë

3 June 2022, 18:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Murrizi ia plas në sy Berishës: Kryesia u zgjodh me vota WhatsApp-i,
Myslim Murrizi

Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, ku ka deklaruar se të zgjedhurit e Kryesisë, nuk kanë mbështetës në terren, por janë zgjedhur me vota përmes Whats Appit, ku sipas tij, ditën e zgjedhjeve dërgoheshin mesazhe "ma ki pak kujdes filanin".

Ai deklaroi më tej se i kanë thënë se betejën e kanë patur vetëm me Bashën dhe Bardhin, pasi në Kryesi janë të njëjtët emra. 

"Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse jeni në delir që 6 marsi na solli në pushtet, unë the se sa kemi futur këmbët në ujë, se kemi kaluar lumin. Sa nga këta të votuarit përmes Whatsapp marrin përsipër atë që thotë doktor Berisha, sjellin njerëz për të sjellë protesta? Janë të mirë, por për çfarë për miq, për krushq? Çfarë është kjo grykësi. Më thonë që veç me Lulin e Gazin e paskeni pas betejën se të gjithë kryesia e Lulit është aty prap. Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar, merr 20 mijë vota në Shkodër e nuk merr 200 vota në Këshillin Kombëtar. Thuaj të bëjnë protestë, sa njerëz sjellin nga mbrapa? Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues. Ne kemi cic-mice mes vetes, ç'është kjo punë që i çoni mesazhe njëri-tjetrit në Whatsapp 'a të keqen ma ki pak kujdes filanin'. I uroj suksese asaj kryesie, por që nesër të dalin në terren", tha Murrizi.


Video