Rama takohet në Kryeministri me gjeneralmajor Begajn, kandidatin për President

3 June 2022, 20:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takohet në Kryeministri me gjeneralmajor Begajn, kandidatin për
Gjeneral Bajram Begaj dhe kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama sapo ka nisur një takim në Kryeministri me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President. Gjatë takimi, Edi Rama do t’i kërkojë Begajt edhe zyrtarisht pranimin e propozimit të Partisë Socialue.

Kreu i PS dhe njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS u shpreh i sigurt se ka votat e nevojshme për ta zgjedhur Begajn kreun e ri të shtetit.

“Kemi arritur në konkluzionin që z. Bajram Begaj është i duhuri për të qenë Presidenti i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se është ndjekur shembulli i Alfred Moisiut në krye të Presidencës për të arritur tek ky propozim.

Emri i Begajt, shtoi Rama është zgjedhur mes 26 emrave që janë diskutuar në Kryesinë e PS-së.

“Në listën e fundit ishin 6 emra, 3 gra dhe 3 burra”, tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk pati një kandidate për President.

Begaj, i lindur në 1967, është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

 


Video