Do të jetë kandidati për President të Republikës: Kush është gjenerali Bajram Begaj

3 Qershor 2022, 19:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është gjenerali Bajram Bega

Presidenti i ri i Shqipërisë do të jetë gjeneral majori, Bajram Begaj.

Por, kush është Bajram Bega? Ai ka 31 vjet që shërben në ushtri, ndërsa ka përfunduar studimet ushtarake si dhe një sërë specialitetesh të tjera.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral Major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Do të jetë kandidati për President të Republikës: Kush

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Nërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Është i martuar dhe ka dy djem.

Video