PD braktis votimin, Dashnor Sula refuzon, Rama voton vetëm 4 projektligje në Kuvend dhe largohet, Braçe abstenon

26 June 2025, 18:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD braktis votimin, Dashnor Sula refuzon, Rama voton vetëm 4 projektligje
Edi Rama ne Parlament

Votimi i projektligjeve dhe disa mungesa nga radhët e partisë së tij detyroi kryeministrin Edi Rama që të ishte prezent në seancën plenare.

Kohët e fundit, pjesëmarrja e Ramës në Parlament ka qenë e rrallë.

Nga mazhoranca në sallë ishin prezentë vetëm 74 deputetë, ndërsa demokratët e braktisën votimin, duke mbetur i vetëm Dashnor Sula.

Kryeministri votoi vetëm për 4 p/ligje; të bimëve, shëndetin e kafshëve, përpunimin e informacionit të udhëtimit dhe kontrollit të kufirit.

Më pas ai u largua duke lënë deputetët e tij të gatshëm për të votuar.

Praninë e tij deputeti i opozitës, Dashnor Sula, e shfrytëzoi për të abstenuar projektligjet.

Në disa nisma të kolegëve të tyre, siç ishte ai për sportin, abstenuan edhe Erion Braçe, Petro Koçi si dhe deputetja e PSD Meri Markiçi.

Gjithashtu Braçe abstenoi edhe për p/ligjin për përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

 

 


Video