Pas disa muajsh mungesë, kryeministri Rama shfaqet në parlament (FOTO)

26 June 2025, 17:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas disa muajsh mungesë, kryeministri Rama shfaqet në parlament (FOTO)
Edi Rama ne Parlament

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend.

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pamjet tregojnë teksa bisedon me Ballukun dhe prezenca e tij ka përbërë lajm, duke ditur faktin që kryeministri nuk merr pjesë shpesh në seanca.



Video