U përjashtua nga seanca, Elda Hoti: Hodha aromatizues në sallë, jo benzinë!

17 October 2024, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përjashtua nga seanca, Elda Hoti: Hodha aromatizues në sallë,
Elda Hoti dhe garditisti qe tenton t'i marrë shishen me lëndën e lëngshme

Deputetja e PD Elda Hoti është përjashtuar nga seanca plenare pasi hodhi një karrige dhe tavolinë një lëng, për të cilën kryetarja e Kuvendit

Elisa Spiropali dyshon se mund të jetë benzinë, pasi aroma ndjehej në sallë. Shkak kjo edhe për ndërprerjen e seancës për 10 minuta.

Ndërkohë për mediat Hoti u shpreh se lënda ishte thjeshtë aromatizues, dhe nuk i trembet as kërcënimeve të mazhorancës e as SPAK-ut.

“Le të rrijë e qetë Elisa me shokët e shoqet e saj. Ajo që hodha ishte një aromatizues. Nuk ishte benzinë. Nuk i trembem as SPAK-ut askujt. Ne kemi një mision dhe nuk ndalemi nga kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha ajo.


Video