"S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!", Majko pyet kolegët e PD: Pse dogjët selinë e PS me molotov?

17 October 2024, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!", Majko pyet
Pandeli Majko

Deputeti socialist Pandeli Majko ka folur në seancën parlamentare sot, duke akuzuar Opozitën për protestën e dhunshme të 7 Tetorit, ku jo vetëm u dogjën institucionet, por edhe selia e PS.

Ish-kryeministri socialist dhe drejtues i selisë rozë e dënoi këtë sulm të paprecedentë me motive politike dhe u kërkoi llogari kolegëve opozitarë.

“Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare. Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke kërkuar llogari nga opozitarët e PD.


Video