“Non grata po mbron të korruptuarit", PD sulmon Berishën: Arben Ahmetaj ka dhënë miratimin për t’i...

17 February 2022, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Non grata po mbron të korruptuarit", PD sulmon Berishën:
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave që bëri në Kuvend ish-kryeministri Berisha për inceneratorët. Berisha denoncoi anëtarët e komisionit hetimor se po përpiqen bashkë me SPAK, sipas tij, që ta varrosin si çështje.

Në deklaratën e PD theksohet se “Përpjekjet e “non gratave” të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë

Deklarata e PD

Deputetët e PD-së në komisionin hetimor kanë zbuluar përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve.

Përpjekjet e “non gratave” të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. Aleanca e të korruptuarve nuk do ta ndal PD-në t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Çdo ditë është dhe më e qartë se si janë përfshirë ministra e funksionarë të lartë në shkelje të çdo ligji. Një ndër ta është Arben Ahmetaj.

Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj ka dhënë miratimin për t’i dhënë koncesionin kompanisë “Albtek Energy” me një procedurë që është në kundërshtim me ligjin. Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore.

Koncensoni iu dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit".


Video