
Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetuesen, por e ka shkelur butë jo fort
“Duhet të tërhiqni mbrapsht të gjitha gjykata se këtu është kap drejtësia.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi ka qenë e gjitha sipas Kushtetutës dhe nuk ka shkelur asnjë aspekt. Më vjen mirë Lul që Gaz Bardhi po mbron Ilir Metën, qenke mirë Lul. Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetuesen, por e ka shkelur butë jo fort.
Ne nuk ndryshojmë mendim, në vlerësimin tonë, Presidenti në largim, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutë dhe ditët e mbetura në detyrë nuk ja zhbëjnë figurën qesharake në këtë detyrë. Mirë do kishte qenë të ikte që sot.
Më vjen mirë që mazhoranca qenka bashkuar, a ka mundësi të bashkoheni edhe në 6 mars se do ju mundim siç ju kemi mundur historikisht”, tha Balla.