Vendimi i Kushtetueses për Metën, deputeti Braçe: Presidenti të lëpijë të gjithë pështymën që...

17 February 2022, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi i Kushtetueses për Metën, deputeti Braçe: Presidenti
Presidenti Ilir Meta dhe deputeti Erion Braçe

Deputeti i partisë socialiste Erion Braçe para hyrjes në kuvend i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë mendimi ka për vendimin e Kushtetueses që rrëzoi shkarkimin e presidenit Meta.

Braçe u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ështëpër tu zbatuar deri në fund. Ndër të tjera ai tha se Meta duhet t’i kërkojë falje gjyqatrëve që i ka afenduar dhe akuzuar.

“Për tu zbatuar, kur flet Gjykata nuk ka as fitues dhe as të humbur. Edhe njëherë vendimi i Gjykatës është për tu zbatuar deri në fund, unë pres që Ilir Meta të dalë sot dhe të lëpijë të gjithë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtarëve, edhe për etikë” tha Braçe.


Video